Rreth nesh

KUSH JEMI

Produkte të cilësisë së lartë

Partneritet me marka ndërkombëtare

General Plus është një kompani e themeluar në vitin 2018 në Tiranë e specializuar në

shitjen e produkteve të nevojshme për industri të ndryshme. Me zyra qendrore në Tiranë dhe bashkëpunëtorë në Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, General Plus është e aftë të mbulojë të gjithë territorin e Republikës të Shqipërisë në një kohë të shkurtër dhe çmime konkurruese.

Investimi në burime njerëzore të kualifikuara dhe ekspertë me eksperiencë të madhe është pika më e fortë e kompanisë tonë. Ne jemi të aftë të ofrojmë Produkte të cilësisë së lartë dhe Partneritet me marka ndërkombëtare për të plotësuar në mënyrë të vazhdueshme nevojat e klientëve tanë, edhe nëse ata janë biznes i vogël apo korporata të mëdha.

Përse të zgjidhni General Plus

 

  • 01KORREKTËSINe punojmë me kujdes duke tejkaluar oraret normale të punës në mënyrë që klienti të marrë në kohë rekord produktin që i nevojitet.
  • 02ÇMIME KONKURUESENe kombinojmë mjeshtëri të cilësisë, njohuri superiore dhe çmime të ulëta për t’ju siguruar shërbime të pakrahasueshme.
  • 03PROFESIONALIZËMNjë traditë e sjelljes etike dhe të sinqertë të biznesit është baza e filozofisë sonë të biznesit dhe themeli i gjithë organizatës sonë.

Si funksionojmë

General Plus është një kompani inovatore e krijuar për t’i ardhur në ndihmë kryesisht kompanive të vogla dhe të mesme, por edhe korporatave, për të plotësuar sa më mirë dhe shpejt nevojat e tyre. Nuk keni nevojë të krijoni një departament të tërë blerjesh dhe të kryeni procedura prokurimesh; Nuk keni nevojë të shpenzoni orë të vlefshme duke kryer studim tregu për produktet apo pajisjet që ju nevojiten; Nuk keni nevojë të lini punët e tjera më të rëndësishme për të kryer një blerje; dhe mbi të gjitha, Mund të ulni ndjeshëm kostot e blerjeve tuaja duke përdorur sistemin “smart” të General Plus, i cili kryen një studim të thelluar të tregut dhe parashikon nevojat e kompanive përpara se të krijohen. Kjo na ndihmon të blejmë me çmime më të lira duke ulur kostot e klientëve tanë.

Gjithashtu, duke punuar me disa klientë njëkohësisht dhe duke blerë me shumicë, ne marrim çmime preferenciale nga furnitorët tanë ose ulim kostot e transportit, të cilat sërish përkthehen në kosto më të ulëta për klientët.